Drogba mban gjallë shpresat e Chelseat

dardanmiftari | Wednesday, March 04, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, ka shënuar golin e fitores në ndeshjen që Chelsea e zhvilloi në Fratton Park kundër Portsmouthit.
Drogba shënoi pas 79 minutash lojë, pas një dështimi të mbrojtësit të Portsmouth, Sol Campbell, të ndalojë një harkim të Jose Bosingwas. Fitorja e pestë radhazi e Chelseat mban gjallë shpresat për titull të ekipit londinez, që e ngushton diferencën ndaj liderit, Manchester United, në katër pikë. Rezultati ruajti rekordin perfekt të Guus Hiddink që nga arritja e tij, por si edhe ajo prej 2-1 në fundjavë ndaj Wiganit, edhe kjo fitore ishte mjaft e vështirë për Chelsean që është larg nga forma më e mirë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...