Fitore komode e Interit
Skuadra lidere në Serie A, Inter, ka shënuar fitore të lehtë në Giuseppe Meazza, kundër skuadrës së fundit në tabelë, Reggina, me rezultat prej 3-0.
Zikaltrit i dhanë shumë shpejt fund dilemës së fituesit të ndeshjes, pasi që po shkonte vetëm minuta e dhjetë ndërsa ata ishin në avantazh pre 2-0. Golin e parë në ndeshje e shënoi Esteban Cambiasso (6’), duke krijuar epërsi të hershme për vendasit, ndërsa Zlatan Ibrahimovic e dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë vetëm katër minuta më pas (10’). Ibracadabra shënoi edhe golin e dytë personal në këtë përballje (58’) për ta vendosur rezultatin përfundimtar prej 3-0, dhe njëkohësisht u barazua me gola me Marco di Vaion, në garën për golashënuesin më të mirë në Serie A.
Category: Futboll
0 Komente