Gerrad sërish në gjykatë

dardanmiftari | Friday, March 20, 2009 | 0 Komente

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, duhet të paraqitet në gjykatë gjatë të premtes për ta bërë deklaratën e tij në lidhje me incidentit që ndodhi në një lokal nate në dhjetor të vitit të kaluar.
“Guardian” njofton se Gerrard do të paraqitet për të dytën herë në gjykatë (për herë të parë u paraqit në janar), si pasojë e përfshirjes në një rrahje. Simboli i Të Kuqve pritet të deklarohet ‘I Pafajshëm’ për të gjitha akuzat kundër tij. Gerrard do të gjykohet së bashku me gjashtë meshkuj të tjerë të cilët ishin të përfshirë në këtë incident.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...