Hiddink: Shpresa për titull e zbehtë

dardanmiftari | Sunday, March 22, 2009 | 0 Komente

Trajneri i përkohshëm i Chelseat, Guus Hiddink, ka pranuar se mundësitë janë shumë të vogla që Blutë të shpallen kampionë të Ligës Premier këtë sezon, sidomos pas humbjes së të shtunës nga Tottenham Hotspur.
“Këto janë ditët kur shikon prapa dhe pendohesh për të gjitha gabimet. Nuk do të heqim dorë nga titulli, mirëpo kjo ishte mundësia ideale për ta ngushtuar diferencën e pikëve ndaj Manchester Unitedit”. “Nuk guxojmë të humbim dy apo tre pikë në asnjë ndeshje, nëse dëshirojmë ta arrijmë Unitedin. Kjo humbje ishte goditje shumë e madhe. Të jem i sinqertë, nëse nuk fiton në momente të këtilla, atëherë duhet ta fajësosh veten për të gjitha”, ka thënë holandezi për BBC Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...