Interi nuk ndalet

dardanmiftari | Saturday, March 07, 2009 | 0 Komente

Takimi i zhvilluar të shtunën në Stadio Ferraris, ndërmjet Genoas dhe Interit, ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire, me rezultat prej 2-0.

Genoa, nga e cila pritej se do t’i shkaktonte probleme kampionit në fuqi të Serie A, është treguar e pafuqishme përballë lojtarëve zikaltër, pavarësisht se ka dominuar në pjesën më të madhe të lojës. Nerazzurët e filluan këtë ndeshje duke qenë të fokusuar në takimin e të mërkurës në Old Trafford kundër Manchester United, megjithatë kundërshtari i tyre nuk e kishte fuqinë që ta mposhtte skuadrën lidere në Kampionatin italian.

Që në fillim të ndeshjes (2’), Zlatan Ibrahimovic heshti tifozët e pranishëm në Stadio Ferraris, pasi që e mposhti portierin Rubinho dhe kaloi Interin në epërsi. Edhe pse vendasit mbanin topin, arrinin deri te gjashtëmbëdhjetëmetërshi kundërshtar, ata nuk arrinin ta shpartallonin mbrojtjen e fuqishme të Interit, dhe kështu deri në fund të takimit nuk mundën të shënojnë në portën e Julio Cesar.

Mosefektivitetin e Genoas e shfrytëzoi Interi, që dyfishoi rezultatin me anë të Mario Balotellit (61’) duke i arkëtuar tre pikë të reja, dhe tash gjendet dhjetë pikë përpara Juventusit, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...