Inzaghi: Tifozët janë të hidhëruar

dardanmiftari | Monday, March 09, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Pippo Inzaghi, është i ngazëllyer me tregolëshin e shënuar në fitoren e djeshme ndaj Atalantas, por thotë se tifozët e rosonerëve janë të zhgënjyer këtë sezon.
“Jam i lumtur. Mund të luaj një ndeshje në javë. Jam shumë i lumtur që ende kam një vrull dhe që jam në gjendje sërish t’i shfrytëzoj këmbët. Ky ekip dhe këta njerëz më kanë ngjallur dhe më bëjnë të ndjehem si fëmijë. Vërtetë është një kënaqësi e madhe”, ka thënë Inzaghi.“Tifozët janë të hidhëruar. Ne duhej të luftonim për skudeto, por tash duhet të drejtohemi kah qëllimet tjera. Me këto ndeshje që kanë mbetur ne do të përpiqemi të rifitojmë publikun”, ka shtuar italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...