Juve kërkon mbrojtësin e Villarrealit
David Silva nuk është i vetmi lojtar nga Primera Divisioni për të cilin është i interesuar Juvetnusi. Mediat italiane njoftojnë se Bianconerët dëshirojnë shërbimet e mbrojtësit të Villarrealit, Diego Godin.
“Tuttosport” njofton se Ranieri është duke e përcjellë qendërmbrojtësin e Villarrealit, si edhe mbrojtësin e krahut të djathtë të Valencias, Miguel. Mbrojtja e Juves ka pasur disa probleme për shkak të lëndimeve, ndërsa përveç kësaj drejtuesit bardhezi dëshirojnë ta rifreskojnë mbrojtjen, pasi që Nicola Legrottaglie, 32-vjeçar dhe Olof Mellberg, 31-vjeçar, kanë filluar të plaken.
Category: Futboll
0 Komente