Kthehet Barcelona shkatërruese
Pasi ka kaluar një periudhë paksa të zbehur në javët e fundit, është kthyer sërish në skenë Barcelona e frikshme, e cila e ka deklasuar Malagan.
Ndeshja e të dielës mbrëma e zhvilluar në Camp Nou ndërmjet Barcelonës dhe Malagas ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 6-0. Serinë e golave hapi Xavi Hernandez (19’), dyfishoi Lionel Messi (25’), ndërsa trefishoi Thierry Henry (32’). Pa përfunduar pjesa e parë (43’), Samuel Eto’o shënoi për rezultatin 4-0, me të cilin skuadrat shkuan në pushim. Porsa filloi pjesa e dytë (51’), Dani Alves u regjistrua në listën e golashënuesve, ndërsa rezultatin përfundimtar prej 6-0, e vendosi golashënuesi më i mirë në La Liga, Samuel Eto’o (57’) me golin e dytë personal në këtë ndeshje.
Category: Futboll
0 Komente