Kupa e Italisë: Lazio mposht Juventusin

dardanmiftari | Wednesday, March 04, 2009 | 0 Komente

Lazio është rikthyer nga disavantazhi 1-0 për të fituar në fund me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë përballë Juventusit.
Ekipi i Claudio Ranierit, i cili pushoi disa prej lojtarëve kryesor, kaloi i pari në epërsi me anë të golit të shënuar nga mesfushori Marco Marchionni, pas 34 minutash lojë, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë. Goli i barazimit për Lazion erdhi në minutën e 64-të të ndeshjes, kur Goran Pandev më në fund theu rezistencën e portierit Maninger. Austriaku largoi një goditje të Lichsteiner, por nuk arriti të mbrojë edhe gjuajtjen tjetër të maqedonasit. Portieri i Juves u thye edhe një herë 12 minuta para fundit të ndeshjes, kur kapiteni i Lazios Tomasso Rocchi shënoi nga afërsia, për t’i sjellë ekipit romak fitoren. Ndeshja tjetër gjysmëfinale e Kupës së Italisë do të zhvillohet nesër, kur Sampdorias do të presë në fushë të vet kampionin e Italisë, Interin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...