Manchester United nuk ndalet

dardanmiftari | Wednesday, March 04, 2009 | 0 Komente

Kampioni aktual i Premierligës, Manchester United, është rikthyer nga disavantazhi prej një goli, për të fituar në fund me rezultat 2-1 në ndeshjen përballë Newcasle United të zhvilluar në St. James Park.
Peter Lovenkrands tronditi kampionët kur shënoi pas vetëm nëntë minutash lojë, pas një gabimi të tmerrshëm të portierit Edwin van der Sar. Por Wayne Rooney rihapi gjithçka në minutën e 20-të, duke shënuar golin e nëntë në nëntë ndeshje kundër Newcastlet. Vendimtar për fitoren e Djajve të Kuq ishte goli i Dimitar Berbatov në minutën e 56-të të lojës. Pavarësisht fitores, paraqitja e United ishte jo aq bindëse. Kjo fitore ka rikthyer epërsinë prej shtatë pikëve të Manchesterit ndaj dy ndjekësve, Chelseat dhe Liverpoolit, me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...