Riquelme heq dorë nga Përfaqësuesja

dardanmiftari | Wednesday, March 11, 2009 | 0 Komente

Njoftohet se mesfushori i Argjentinës, Juan Roman Riquelme, ka hequr dorë nga fanella e përfaqësueses së Argjentinës pas disa mosmarrëveshjeve me trajnerin aktual, Diego Armando Maradona.
Këtë e ka konfirmuar vetë 31-vjeçari në një interviste për kanalin televiziv “Canal 13”. “Kam dëgjuar në lajme se trajneri nuk do të më ftojë në miqësoren kundër Francës (e cila u zhvillua në shkurt), po ashtu kam dëgjuar në lajme se trajneri dëshiron që unë të luaj në një pozitë tjetër. Kjo lë të kuptohet se ne nuk mund të punojmë bashkë”. “Për mua Përfaqësuesja ka marrë fund. Unë kam parimet e mia, ndërsa trajneri nuk i ndan me ne pikëpamjet e tij. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për Përfaqësuesen dhe shpresoj të kualifikohen (në Kampionatin Botëror) pa mua”, ka përfunduar deklaratën e tij Riquelme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...