Sevilla mposht Almerian

dardanmiftari | Monday, March 09, 2009 | 0 Komente

Sevilla ka shënuar fitore në përballjen të dielës mbrëma në Sanchez Pizjuan duke mposhtur Almerian me rezultat 2-1.
Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e pestë kur Frederic Kanoute mposhti portierin Diego Alves. Kanoute ishte i përfshirë edhe në golin e dytë, por këtë radhë si asistues, pasi që topin në rrjet e dërgoi Renato (62’). Në minutën e 70-të mysafirët ngushtuan epërsinë nga pika e bardhë, me anë të Negredos, por ata nuk arritën të bëjnë më shumë në pjesën e mbetur të ndeshjes. Me këtë fitore Sevilla ruan vendin e tretë me pesë pikë diferencë nga Villarreali që gjendet në vendin e katërt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...