Sylvinho: Rivalët kanë frikë nga Barcelona

dardanmiftari | Tuesday, March 03, 2009 | 0 Komente

Sylvinho ka hedhur poshtë thëniet se Barcelona është në krizë, pasi epërsia e blaugranëve në krye të tabelës është ngushtuar në vetëm katër pikë ndaj ekipit të dytë të renditur, Real Madridit.
“Për momentin, jemi klubi më i lakmueshëm në Spanjë. Dymbëdhjetë pikë ishin shumë mirë, por edhe katër janë po ashtu mirë”, ka thënë Sylvinho. “Jemi një hap para finales në Kupë dhe kualifikimi në rundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve do të vendoset nga ndeshja në shtëpi. Jemi lideri në ligë. A është kjo krizë...”. “Njerëzit mund të thuan çfarë të dëshirojnë, por ne jemi të bindur në punën tonë. Jemi të fokusuar dhe nëse ata e thonë këtë, e bëjnë atë për shkak se kanë frikë nga ne”, ka shtuar veterani brazilian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...