Agjenti konfirmon interesimin e Chelseat për Maicon

dardanmiftari | Friday, April 03, 2009 | 0 Komente

Agjenti i Maiconit, Antonio Caliendo, ka konfirmuar se Chelsea është në kërkim të klientit të tij.
Në fillim të kësaj jave u spekulua se mbrojtësi i Interit kërkohet nga Real Madridi, mirëpo Mbretërit janë tërhequr nga plani për ta transferuar brazilianin. Ndërsa tani agjenti i tij ka njoftuar se disa skuadra angleze janë të interesuara për shërbimet e Maicon, duke përfshirë edhe Blutë. “Janë disa skuadra evropiane të cilat kërkojnë shërbimet e tij. Madje edhe Chelsea i është vënë pas. Janë së paku tre skuadra angleze të cilat e dëshirojnë atë”, ka thënë Caliendo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...