Bolt mendoj se mund të arrijë deri në 9.4 sekonda
Rekordmeni botëror në vrapim në 100 dhe 200 metra, atleti nga Jamajka, Usain Bolt, ka komentuar një hulumtim të fundit amerikan rreth kufijve më të ulët të vrapimit.
Profesori nga Stanford University, Mark Denny, në studimin e tij ka llogaritur se kufiri i fundit i vrapit të njeriut në 100 metra është 9.48 sekonda, ndërsa në 200 metra 18.63 sekonda.“Ndjej se do të mund të vrapoja 100 metra për 9.5 sekonda. Besoj se është e mundur të tejkalohet kufiri deri në 9.4. Mendoj se aty diku mund të jetë”, ka thënë Bolt, i cili rrugën prej 100 metrash në Olimpiadën në Pekin e kaloi për 9.69 sekonda, duke filluar të festojë shumë para cakut.
Category: Atletikë

0 Komente