Cana nuk i frikësohet dënimit

dardanmiftari | Monday, April 20, 2009 | 0 Komente

Kapiteni i Marseille, Lorik Cana, nuk mendon që rrezikon të mos luajë në pjesën e mbetur të Kampionatit francez për shkak të kartonit të kuq të cilin e mori në ndeshjen e të dielës mbrëma kundër Lorientit.
Mesfushori kosovar u përjashtua nga ndeshja në minutën e 88-të si pasojë e një përleshje me lojtarin e Lorientit, Arnaud Le Lan, i cili po ashtu u përjashtua nga ndeshja. Komisioni disiplinor i Ligës së Parë franceze do ta shqyrtojë incidentin gjatë kësaj jave dhe do të vendosë për dënimin ndaj reprezentuesit të Shqipërisë. “Nuk mendoj se duhet të jem i shqetësuar. Arnaud dhe unë do të dënohemi, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”. “Gjyqtari (Olivier Thual) më tha se arsyeja që më përjashtoi nga ndeshja ishte për shkak të seriozitetit të incidentit, por unë jam i qetë”. “Arnaud është një djalë i mirë dhe është personi i fundit të cilin do të dëshiroja ta sulmoj. Mirëpo ne të dy e deshëm topin dhe u përleshëm, sepse gjyqtari anësor tha ‘topi për Lorientin’, ndërsa kryesori tha ‘topi për Marseille’. Ajo që ndodhi ishte më shumë spektakël dhe nuk kishte dhunë”, ka thënë mesfushori kuqezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...