Cannavaro dëshiron numrin 29 në fanellë
Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, është në bisedime me Juventusin për një rikthim shokues gjatë afatit kalimtar veror.
Italiani është larguar nga Bianconerët në vitin 2006 pas skandalit Calciopoli kur Juve ishte dërguar në Serie B, ndërsa tani spekulohet për kthimin tij në Torino, derisa Reali nuk ia ka vazhduar kontratën e cila i skadon në qershor. Numri i sotëm i të përditshmes torineze “La Stampa” njofton se 35-vjeçari ka vendosur që numri i fanellës së tij të jetë 29, i cili përshtatet me numrin e titujve të fituar nga Juventusi (përkundër faktit që zyrtarisht Juve ka vetëm 27 tituj, pasi që dy i janë rrëmbyer si pasojë e skandalit Calciopoli). Ky është një veprim i mençur i Cannavaros për të rindërtuar marrëdhëniet e prishura me tifozët për shkak të largimit të tij.
Category: Futboll
0 Komente