Cech: Del Piero është ekzekutuesi më i mirë i penalltive

dardanmiftari | Monday, April 06, 2009 | 0 Komente

Në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, portieri i Chelseat, Petr Cech, nuk ka mundur të thotë se cili është portieri më i mirë në botë, por nuk ka hezituar ta përmendë emrin e Alessandro Del Pieros si ekzekutuesi më të mirë të penalltive.
“Cili është portieri më i mirë në botë? Është gjithmonë vështirë të thuhet, sepse ka shumë portierë të mirë. Të themi se është njëri nga këta: Buffon, Casillas, Van der Sar, Julio Cesar dhe Pepe Reina”, ka thënë çeku. Megjithatë kur është fjala për ekzekutuesin më të mirë të penalltive, Cech ka vetëm një emër në mendje: “Më i miri është Del Piero”.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...