Dunga: Milani është duke e shkatërruar Kakan

dardanmiftari | Sunday, April 05, 2009 | 0 Komente

Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Carlos Dunga, sërish ka shprehur zhgënjimin e tij me stafin mjekësor të Milanit.
“Milani ka një mënyrë tjetër veprimi, ne kemi tjetër. Kaka gjithmonë është i lënduar në Milan dhe kjo është hera e dytë që ne ua kthejmë të shëruar. Gjithçka patëm nevojë ishin tri ditë që ai të mund të luajë 30 minuta, ndërsa në Milan nuk mund të luante aspak”, ka thënë Dunga. “Ronaldinho është një lojtar tjetër i rëndësishëm për ne dhe dëshirojmë që ai të rikthehet në formën më të mirë për Botërorin 2010. Ai është një kampion i madh dhe do të përpiqemi ta rikthejmë në rrugë të duhur”, ka shtuar trajneri brazilian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...