Edhe Chelsea ruan hapin

dardanmiftari | Saturday, April 25, 2009 | 0 Komente

Një gol i shënuar nga Salomon Kalou në pjesën e dytë të ndeshjes, i ka ndihmuar Chelseat të shënojë një fitore të vështirë në udhëtim tek West Ham United, të cilët patën një penalti të humbur.
Edhe pse Chelsea pati posedimin më të madh të topit, rastet më të mira në ndeshje i kishte West Ham.Frank Lampard ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme, për të plotësuar performancën pa gjallëri të pjesës tjetër të ekipit të Chelseat. Anglezi asistoi në golin e vetëm të ndeshjes, të cilin e shënoi sulmuesi Salomon Kalou në minutën e dhjetë të pjesë së dytë (55’).Për tre pikët e Chelseat meritor ishte edhe portieri aq i kritikuar së fundit Petr Cech. Çeku mbrojti një pe
nalti të gjuajtur nga Mark Noble në minutën e 71-të të ndeshjes, pasi autori i golit të vetëm, Kalou, tërhoqi lojtarin kundërshtar Herita Ilunga pa nevojë në zonën e rreptësisë, për t’u dhuruar vendasve një gjuajtje nga pika e bardhë.Derisa Chelsea ruan atë fije shprese që ka mbetur për të fituar titullin e këtij sezoni, duke qëndruar në pozitën e tretë me tre pikë prapa dy liderëve, Manchesterit dhe Liverpoolit, ekipi i trajnerit Gianfranco Zola zbret në pozitën e shtatë të tabelës, duke ia lëshuar vendin e gjashtë Fulhamit, që sot shënoi fitore minimale ndaj Stoke Cityt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...