Fabregas dhe Eduardo të lumtur me barazimin

dardanmiftari | Wednesday, April 08, 2009 | 0 Komente

Arsenali ka vuajtur të marrtën mbrëma në përballjen e parë çerekfinale ne El Madrigal kundër Villarrealit, mirëpo në fund të ndeshjes ata dolën me rezultat të barabartë, 1-1, duke shënuar gol në terren mysafir që është shumë i rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.
“Ne kemi tifozë të cilët janë gjithmonë me ne në ndeshjet e rëndësishme. Mbështetja e tyre do të jetë shumë e rëndësishme (në ndeshjen e kthimit), mirëpo duhet të jemi të vetëdijshëm që Villarreali është një skuadër e madhe”, ka thënë mesfushori i Topçinjve, Cesc Fabregas. “Tani duhet ta përfundojmë të gjithë punën që e bëmë në ndeshjen e parë. Sido që të jetë e dimë se kemi një skuadër të fuqishme përballë dhe do të jetë shumë vështirë për të shënuar fitore”, ka shtuar sulmuesi kroat Eduardo da Silva.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...