Hiddink dyshon në aftësitë menaxheriale të Shearer

dardanmiftari | Saturday, April 04, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, e ka vënë në pyetje aftësinë e trajnerit të ri të Newcasle United, Alan Shearer, për të shpëtuar klubin nga rënia.
Newcastle është në pozitën e tretë nga fundi, me dy pikë më poshtë se pozita e shpëtimin, dhe sot do të presë në St James Park ekipin e Chelseat, që gjendet në pozitën e tretë nga sipër me 4 pikë diferencë nga lideri, Manchester United. “Top-lojtarët mendojnë se për shkak të talentit të tyre gjithçka do të ndodh vetvetiu. Nuk ndodh gjithmonë kur je top lojtar të jesh edhe një top menaxher”, ka thënë Hiddink. “Së pari ai nuk do të luajë dhe nuk do të luaj as unë. Të dy do të jemi të ulur. Nuk është një ndeshje mes menaxherëve. Por ka gjëra tjera që mund të bëjnë menaxherët. Si të përgatisin ekipin, si të realizojnë seanca stërvitore me synime dhe objektiva. Trajnimi nuk është vetëm të kalosh kohën”. “Çdo ditë ka nevojë për një aspekt strategjik, fizik ose taktik të lojës. Kjo është pjesa ku menaxherët duhet të tregojnë dijen e tyre për lojën. Në këtë aspekt, unë e kam përparësinë e përvojës”, ka shtuar holandezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...