Laporta i sigurt për fitore
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është shprehur i sigurt që skuadra e tij do të shënojë fitore në përballjen e të martës mbrëma kundër Chelseat.
“Nuk ndjej aspak presion sepse kam shumë besim te kjo skuadër”. “Kuptohet se do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që përballemi me kundërshtarë të fortë. Do të isha i kënaqur me një fitore të lartë, pa pranuar gola”, është shprehur Laporta në një intervistë për “Sport”.
Category: Futboll
0 Komente