NBA: Cavaliers rrëshqet në fund
Cleveland Cavaliers ka pësuar edhe humbjen e dytë të sezonit në ndeshjet si vendas, dhe ka humbur rastin për të prekur rekordin e NBA-së, pasi u mposht mbrëmë në ndeshjen e fundit të sezonit nga Philadelphia 76ers me një pikë epërsi, 111-110.
Cavaliers, të cilët moti kohë kishin siguruar vendin e parë në Konferencën Lindore, vendosën t’i pushojnë LeBron James, Mo Williams dhe disa lojtarë të tjerë të rregullt për ndeshjen e fundit.Por ata panë ekipin e tyre të dështojë të arrijë rekordin prej 40 fitore dhe vetëm 1 humbje si vendas, të cilin e kishte vendosur Boston Celtics në sezonin 1985-86. Pavarësisht humbjes, Cleveland përfundon sezonin me 66 fitore, më së shumti në NBA këtë sezon.Andre Miller ka shënuar 30 pikë për të ndihmuar 76ers t’i japin fund serisë prej gjashtë humbjeve.
Category: Basketboll
0 Komente