NBA: Celtics barazon ndeshjet

dardanmiftari | Tuesday, April 21, 2009 | 0 Komente

Ray Allen ka shënuar tre pikë në sekondat e fundit të ndeshjes, për t’i dhënë fitoren 118-115 kampionit në fuqi të NBA-së, Boston Celtics, ndaj Chicago Bulls dhe për të barazuar kështu serinë e ndeshjeve të rundit të parë të play-offit në 1-1.
Allen, i cili shënoi 30 pikë gjatë ndeshjes, theu barazimin 115-115 duke shënuar trepikëshin e dytë në mbrëmje brenda 23 sekondash për Bostonin. Në radhët e Chicago, Ben Godon ishte më i sakti duke shënuar pikët më të larta në karrierë, 42 pikë.Në ndeshjen tjetër të sotme të Konferencës Perëndimore, San Antonio Spurs ka shkatërruar Dallas Mavericks me rezultat 105-84 falë 38 pikëve të Tony Parker, po ashtu duke barazuar serinë në 1-1. Tim Duncan kontribuoi me 13 pikë, 11 kërcime dhe pesë asitime.Jason Terry ishte më i sakti tek Mavericks me 16 pikë, ndërsa Dirk Nowitzki kontribuoi me 14.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...