NBA: Jordan zgjidhet në Hollin e Famës

dardanmiftari | Tuesday, April 07, 2009 | 0 Komente

Fituesi i pesëfishtë i MVP-së në NBA, Michael Jordan, është zgjedhur në Basketball Hall of Fame, së bashku me David Robinson dhe John Stockton.
Po ashtu në Shtëpinë e Famës janë zgjedhur edhe trajneri i Utah Jazz, Jerry Sloan, dhe trajnerja e kolegjit të femrave Vivian Stringer, e cila ka 825 fitore në karrierë dhe ka dërguar tre shkolla të ndryshme në Katërshen Finale.Jordan, i cili sipas shumicës shihet si lojtari më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë, ka qenë kampion i gjashtëfishtë i NBA-së me Chicago Bulls.Robinson ishte 10 herë pjesë e All-Star në NBA dhe kampion i dyfishtë me San Antonio Spurs, derisa Stockton u bë lideri i të gjitha kohërave i asistimeve gjatë karrierës së tij me Utah Jazz.Pranimi zyrtar i klasës së vitit 2009 do të bëhet në muajin shtator.Jordan, Robinson, Sloan dhe Stockton kanë fituar të drejtën për t’u zgjedhur në Basketball Hall of Fame me të parën herë, derisa Stringer është emëruar finalist edhe në vitet e mëhershme.Finalistët kanë nevojë të marrën 18 nga 24 votat e Komitetit për të qenë pjesë e Shtëpisë së Famës në Springfield, Massachusetts (SHBA).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...