NBA: Lakersat eliminojnë Jazz
Kobe Bryant ka shënuar 31 pikë derisa lideri i Konferencës Perëndimore, Los Angeles Lakers, mposhti ekipin e Utah Jazz me rezultat 107-96 për të eliminuar këtë të fundit nga gara e mëtejme e play-offit me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Lamar Odom ishte po ashtu inspirues për Lakers, duke shënuar 26 pikë dhe 15 kërcime, derisa spanjolli Pau Gasol regjistroi 17 pikë në Staples Center të Los Angelesit.Paul Millsap, ishte më i sakti tek mysafirët e Jazz, me 16 pikë, derisa Andrei Kirilenko dhe Deron Williams secili kontribuuan me nga 14 pikë.
Category: Basketboll
0 Komente