Schalke godet shpresat e Bayernit për titull

dardanmiftari | Saturday, April 25, 2009 | 0 Komente

Schalke ka tronditur kampionin në fuqi të Bundesligës, Bayern Munich, të cilin e mposhti në Allianz Arena me rezultat minimal 1-0, duke e lënë ekipin e trajnerit Jurgen Klinsmann në pozitën e tretë.
Halil Altintop ishte ai i cili solli fitoren e Schalkes, me golin e shënuar në minutën e 21-të të ndeshjes.Në pjesën e dytë të dyja ekipet mbetën me nga 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të Jermaine Jones në radhët e Schalkes me kartonin e dytë të verdhë (70’), dhe të Frank Ribery në radhët e Bayernit, për shkak të faulimit ndaj Jefferson Farfan (76’).Wofsburg, i cili ruan kreun me 57 pikë, nesër udhëton tek Energie Cottbus dhe mund ta forcojë kryesimin.Hertha Berlini me 55 pikë gjendet në pozitën e dytë pasi mposhti Hoffenheimin me rezultat 1-0 gjatë të premtes, ndërsa Bayerni në pozitën e katërt mbledh 54 pikë.Stuttgart, pas fitores 2-0 ndaj Eintracht Frankfurt, ngjitet në pozitën e katërt me pikë të barabarta me Bayernin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...