Sigal Prishtina fitoi Kupën e Kosovës

dardanmiftari | Monday, April 13, 2009 | 0 Komente

Basketbollistët e Sigal Prishtinës kanë fituar për herë të pestë me radhë Kupën e Kosovës. Ata në finalen e të dielës që u zhvillua në palestrën "Sezai Surroi" në praninë e rreth 3.000 shikuesve, kanë mposhtur Pejën, me rezultat 96:86, duke vazhduar traditën e sukseseve në këtë garë.
Në përgjithësi prishtinasit e kontrolluan lojën dhe gjatë tërë ndeshjes ishin në epërsi, e cila në një periudhë arriti në 14 pikë, 79:65. Më të dalluarit tek Sigal Prishtina ishin amerikanët, Kina Jong dhe Bred Xhons, me nga 23 pikë të shënuara, kurse pikë dyshifrore realizoi edhe Ouens (10 pikë). Në radhët e Pejës më efikasi ishte Florian Miftari, me 24 pikë, kurse krahas tij pikë dyshifrore realizuan edhe Luca (18 pikë), Morban (16 pikë) dhe Grapci (14). Në fund kupën kapitenit të Sigal Prishtinës, Edmond Azemi ia dorëzoi Ministri i Sportit, Valton Beqiri.
Basketbollistet e Bashkimit sërish fituan kupën
Në konkurrencën e femrave, Kupën e Kosovës e fitoi Bashkimi i Prizrenit. Në finale, vashat prizrenase shënuan fitore ndaj Trepçës, me rezultat 64:42. Në këtë mënyrë prizrenaset vazhduan mbizotërimin në basketbollin kosovar të femrave në tri vitet e fundit. Tk Bashkimi basketbollistja më efikase ishte Majlinda Avdiu, me 17 pikë, kurse tek Trepça u dallua Liridona Mehmeti, me 12 pikë. Kapitenes së Bashkimit, Liridona Krasniqit, Kupën ia dorëzoi drejtori i Departamentit të Sportit të Kosovës, Ibër Shala.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...