Tare dhe Spalleti ballafaqohen në TV
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, tash drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka pasur një konflikt me trajnerin e Romës Luciano Spalletti, në pauzën mes pjesëve të derbit të djeshëm romak, dhe italiani e ka kritikuar shqiptarin për “gishtin” e ngritur.
“Në fund të pjesës së parë fola me referin rreth incidentit. Por Tare erdhi dhe nuk e dija se çfarë donte, andaj e pyeta dhe Morganti na nxori jashtë të dyve. Tare erdhi në drejtim timin me gishtin e çuar lartë në formë kërcënimi dhe i thash ta ndërpresë atë gjest”, ka thënë Spalletti.Por Tare i është bashkuar Spallettit në një intervistë pas ndeshjes dhe debati i tyre ka vazhduar edhe në televizion.“Nëse je burrë, duhet tu thuash atyre atë çfarë më the mua”, ka thënë Tare.“Të thash ta fusësh gishtin diku tjetër. Erdhe me gishtin e çuar lartë mu para fytyrës time”, është përgjigjur Spalletti.“Nuk ishte para fytyrës tënde. Thjesht thash se kjo nuk ishte mënyra e duhur për të reaguar, duke bërë presion në referin”, ka shtuar Tare.Lazio doli fitues i derbit të djeshëm romak, duke e mposhtur Romën me rezultat 4-2.
Category: Futboll
0 Komente