Telashe mes Gutit dhe trajnerit

dardanmiftari | Monday, April 06, 2009 | 0 Komente

Tensionet ndërmjet mesfushorit të Real Madridit, Jose Maria Guti, dhe trajnerit Juande Ramos, janë shtuar edhe më shumë, pasi që trajneri e ka lënë jashtë formacionit bazë mesfushorin spanjoll në javët e fundit.
Guti edhe gjatë ndeshjes kundër Malagas ishte në bankën e rezervistëve, ndërsa në momentin kur Ramos kishte dashur ta inkuadronte në lojë, ai ka refuzuar të zbresë në fushë. Sipas “El Mundo Deportivo”, 32- vjeçari nuk ka pranuar ta zëvendësojë as Klaas-Jan Huntelaarin, as Wesley Sneijderin dhe as Rafael van der Vaartin, ndërsa është cituar t’u ketë thënë paraprakisht bashkëlojtarëve në stol: “Sot nuk do të inkuadrohem në fushë”. I njëjti burim pohon se Guti tashmë ka filluar përgatitjet për t’u larguar nga Mbretërit, nëse Juande Ramos vazhdon edhe në sezonin e ri të jetë trajner i Los Blancos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...