Tenis: Nadal fiton titullin e pestë Barcelona Open

dardanmiftari | Sunday, April 26, 2009 | 0 Komente

Numri një i botës në tenis, Rafael Nadal, ka ngritur edhe trofeun e pestë radhazi në Barcelona Open pasi mposhti bashkëvendësin e tij, David Ferrer, me 2-0 në sete (6-2, 7-5).
Nadal, i cili mposhti Ferrer edhe në finalen e vitit të kaluar, fitoi me lehtësi setin e parë. Tenisti i katërt i renditur në botë, bëri më shumë presion në setin e dytë por nuk arriti të dalë fitues.“Kjo është më shumë se një ëndërr për mua. Kurrë nuk e kam menduar se do ta fitoja këtë për të pestën herë. Urime David. Edhe pse mendova se do të ishte e pamundur për të, ai luajti një ndeshje të shkëlqyeshme”, ka thënë Nadal pas fundit të ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...