Terry: Hiddink, jo Mourinho

dardanmiftari | Sunday, April 12, 2009 | 0 Komente

Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka njoftuar se Blutë nuk janë të interesuar ta rikthejnë Jose Mourinhon në Stamford Bridge, por ata do të dëshironin që Guus Hiddink ta udhëhiqte skuadrën.
“Gjërat kanë shkuar shumë mirë dhe mendoj se do të ketë bisedime për qëndrimin e Hiddink. Nëse vazhdojmë të kemi sukses, atëherë ndoshta ai do të ndërrojë mendje”. “Hiddink ka kryer një punë të shkëlqyer. Ai na përcjell çdo moment në stërvitje dhe nuk lejon që asgjë të tejkalohet pa u analizuar mirë”. “Jose ka qenë një trajner i shkëlqyer dhe ka bërë një punë shumë të mirë këtu. Mourinho është menaxher i klasit botëror, dhe shumë lojtarë të klubit janë ende në kontakt me të, mirëpo unë mendoj se ne kemi nevojë për stabilitet”, ka thënë Terry.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...