Vata dëshiron të luajë edhe një sezon
Edhe pse 37-vjeçar, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Fatmir Vata, i cili aktualisht luan për skuadrën e Koblenzit, nuk e ka ndërmend ende të heqë dorë nga futbolli aktiv.
Kontrata e tij me ketë klub përfundon me 30 qershor të këtij viti, Vata beson se ka ende fuqi në këmbe për të përballuar të paktën edhe një sezon tjetër në Bundesliga 2. “Kontrata ime skadon në vere dhe akoma askush nuk ka folur me mua. Por unë do të kisha dëshire të qëndroj në këtë skuadër. Besoj se e përballoj edhe një vit tjetër në Bundesliga 2”, është cituar sulmuesi shqiptar nga “Top Channel”.
Category: Futboll
0 Komente