Vazhdojnë problemet për Arsenalin

dardanmiftari | Monday, April 20, 2009 | 0 Komente

Arsenali do të jetë pa dyshen sulmuese Robin van Persie dhe Emmanuel Adebayor në derbin e të martës mbrëma kundër Liverpoolit.
Të dy lojtarët ishin zëvendësuar pas pjesës së parë në ndeshjen gjysmëfinale të FA Cup kundër Chelseat të shtunën, dhe tani duket se do të mungojnë në udhëtimin në Anfield. Pritet që në sulm të startojë sulmuesi kroat Eduardo, i cili është përfshirë në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë në Liverpul, ndërsa edhe mbrojtësi Bacary Sagna pritet të jetë në fushë. Polaku Lukasz Fabianski do të qëndrojë në portë, pasi që Manuel Almunia do të mungojë së paku deri të shtunën. Ndërsa trajneri Arsene Wenger nuk mund të llogarisë as edhe te mbrojtësit Gael Clichy, William Gallas dhe Johan Djourou.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...