Villa dhe Evertoni ndajnë pikët

dardanmiftari | Sunday, April 12, 2009 | 0 Komente

Aston Villa ka arritur të marrë një pikë përballë Evertonit, pasi u rikthye nga disavantazhi i dyfishtë për të barazuar me rezultat 3-3, në një ndeshje mjaft emocionuese në Villa Park.
Everton morri avantazhin me anë të Marouane Fellaini në minutën e 19-të të lojës, pas një harkimi të bukur nga Leighton Baines, ndërsa Tim Cahill dyfishoi rezultatin pas edhe katër minutash tjera.Por Villa u përgjigj me anë të një goli të shënuar nga afërsia nga John Carew (33’), për të ngushtuar disavantazhin para pauzës mes pjesëve.Një goditje e shkëlqyeshme nga Steven Pienaar shtoi në 3-1 avantazhin e mysafirëve (53’), por ekipi i Martin O'Neill u përgjigj me shpejtësi kësaj radhe me një gjuajtje të lirë të James Milner që përfundoi në rrjetën kundërshtare (55’).Barazimi mbase ishte rezultati më i drejtë i ndeshjes dhe Gareth Barry ndihmoi vendasit të arrijnë këtë me anë të një penaltie të shndërruar në gol (66’).Me pikën e fituar Aston Villa ruan pozitën e pestë me 53 pikë, derisa Evertoni humb rastin të marrë këtë pozitë dhe vazhdon mbetet një vend më poshtë, në të gjashtin me 52 pikë të grumbulluara.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...