Walcott: Arsenali do ta eliminojë Unitedin

dardanmiftari | Tuesday, April 28, 2009 | 0 Komente

Të mërkurën mbrëma Arsenali do të jetë mysafir i Manchester Unitedit në Old Trafford për ta zhvilluar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa edhe pse në mungesë të disa lojtarëve, Theo Walcott mendon se Topçinjtë mund të dalin të suksesshëm.
Përkundër mungesës së holandezit Robin van Persie dhe rusit Andrey Arshavin, Walcott thotë se Arsenali do të shënojë në Teatrin e Ëndrrave. “Ne mundohemi që gjithmonë t’i qartësojmë gjërat dhe me sulmin që e kemi në skuadër, mund të shënojmë gola nga çdo pozitë”. “Nëse mund ta shënojmë një gol, ky do të ishte një rezultat shumë i mirë për ne”. “Ritmi i lojës do të jetë shumë i shpejtë, do të jetë thuajse si një ndeshje e Ligës Premier”, ka thënë Walcott për “Northampton Chronicle”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...