Wenger i kënaqur nga Arshavin

dardanmiftari | Wednesday, April 22, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lavdëruar rusin Andrey Arshavin pas performancës së shkëlqyer në ndeshjen e mbrëmshme kundër Liverpoolit.
Arshavin bëri lojën më të mirë që kur është transferuar në Arsenal, duke shënuar katër gola në Anfield, që ishte hera e parë që kur Julio Baptista shënoi katër në fitoren 6-3 në çerekfinale të Kupës Carling në janarin e vitit 2007.“Ai mund të luajë kudo, si të gjithë lojtarët e mëdhenj. Ai shënoi katër gola, por ai ishte në fund të disa prej kombinimeve të mira. Ai di shumë dredhi dhe kjo e bën atë të rrezikshëm”, ka thënë Wenger pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...