Bruno Alves i gatshëm të largohet nga Porto
Mbrojtësi i Portos, Bruno Alves, ka pohuar se ai me siguri do të largohet nga klubi portugez në afatin kalimtar të verës.
Portugezi është lidhur me një transferim te disa klube evropiane, dhe së fundi janë përmendur Interi dhe Chelsea.“Largimi nga Porto është një opsion për mua, por ende nuk kam përgjigje për këtë. Jam tërësisht i koncentruar në finalen e Kupës së Portugalisë dhe fitimin e dy trofeve këtë sezon”, ka deklaruar portugezi.
Category: Futboll
0 Komente