Cana: Lyoni ende është i rrezikshëm
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka deklaruar se Olimpique Marseille do të jetë i përgatitur për derbin francez përballë Lyonit, që do të zhvillohet pas dy javës në Velodrome.
Lyoni së fundi ka treguar një formë të dobët duke fituar vetëm në dy nga 12 ndeshjet e fundit, ndërsa gjatë vikendit u mposht në fushë vendore me rezultat 2-0 nga Valenciennes.Por Cana ende mendon se ekipi i trajnerit Claude Puel mbetet i rrezikshëm dhe që tash ka hedhur dritë në derbin e ardhshëm.“Normalisht duhet të konsiderohet se titulli do të vendoset në mes të Marseille dhe Bordeaux. Lyoni ishte ekipi im favorit dhe duhet të jemi të kujdesshëm edhe më tej”, ka thënë Cana për France365.“Lyoni do të vazhdojë të luajë lojën e vet dhe do të përpiqet në fund të fundit të sigurojë vend për në Ligën e Kampionëve. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”, ka shtuar kosovari për derbin e 17 majit.Marseille humbi dy pikë në ndeshjen e fundit, duke barazuar gjatë të shtunës në Velodrome përballë Toulouse me rezultat 2-2, por megjithatë mbetet lider me pikë të barabarta me Bordeaux, por me diferencë më pozitive golash.
Category: Futboll
0 Komente