Chelsea do ta shesë Drogban
Sipas shtypit britanik, Chelsea përgatitet ta shesë sulmuesin Didier Drogba, pas reagimit të pahijshëm të tij në fund të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
Në fund të takimit, i cili përfundoi 1-1 dhe përjashtoi Chelsean nga Liga e Kampionëve, Drogba e ka ofenduar gjyqtarin Tom Henning Ovrebo, ndërsa njoftohet se pronari i Bluve, Roman Abramovich, ndjehet i turpëruar nga kjo mospërmbajtje e emocioneve dhe për këtë arsye ka vendosur ta shesë sulmuesin nga Bregu i Fildishtë. 31-vjeçari për një kohë ka qenë në shënjestër të Milanit, Interit dhe ish-skuadrës së tij Marseille, ndërsa së fundmi Real Madridi ka shprehur interesim ta transferojë atë, mirëpo gjithçka do të varet se kush do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale te Mbretërit.
Category: Futboll
0 Komente