Ferrara krenar që është trajner i Juves
Trajneri i porsacaktuar i Juventusit, Ciro Ferrara, ndjehet maksimalisht i nderuar që i është dhënë mundësia të jetë trajner i Zonjës së Vjetër, ndërsa nuk e ka fshehur gëzimin për fitoren e parë në krye të bardhezinjve.
“Jam i lumtur për skuadrën, lojtarët dhe vetveten. Kjo është hera e parë që jam në krye të një skuadre edhe atë në krye të njërës nga skuadrat më të mira në botë”. “Kam marrë komplimente nga drejtuesit e klubit (për fitoren kundër Sienas) dhe më duhet të pranoj se jam shumë i kënaqur”, ka thënë Ferrara për “Juventus Channel”.
Category: Futboll
0 Komente