Guardiola: Do ta sulmojmë Manchesterin

dardanmiftari | Wednesday, May 27, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ekipi i tij do ta sulmojë kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve në finalen e Romës dhe planifikon ta ngrejë trofeun në fund të ndeshjes.
“Do të përpiqemi ta fitojmë kampionin aktual. Erdhëm në romë për t’u argëtuar, këtu jemi për t’i treguar botës se jemi në gjendje ta ngrejmë trofeun. Do të luajmë si zakonisht dhe do ta japim maksimumin”, ka thënë guardiola.“Do ta sulmojmë kundërshtarin dhe do të përpiqemi t’i shkaktojmë sa më shumë probleme me United. Dëgjova se Manchesteri nuk dëshiron të luajë me kundërsulme, dhe besoj në këtë, pasi është një klub që gjithmonë fiton me futboll ofensiv”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...