Henry dhe Iniesta përfshihen në listën e Barcës
Barcelona ka përshirë Thierry Henryn dhe Andres Iniestan, në listën e lojtarëve të cilët do të jenë pjesë e finales së Ligës së Kampionëve më 27 maj në Romë.
Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcës, janë stërvitur të hënën me pjesën tjetër të skuadrës duke i dhënë kështu shpresë të madhe trajnerit Pep Guardiola, i cili edhe ashtu do të ketë mungesë të disa lojtarëve kyç në finalen e madhe kundër Manchester Unitedit. Henry nuk luan që nga ‘El Clasico’ në Bernabeu, pasi ishte dëmtuar nga mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ndërsa Iniesta është lënduar në ndeshjen kundër Villarrealit. Të dy lojtarët kanë dhënë maksimumin për të qenë pjesë e skuadrës katalunase në finalen e Romës, ndërkohë që ata do t’u nënshtrohen testeve në seancën e fundit stërvitore dhe pastaj Guardiola do të vendose nëse do t’i inkuadrojë dhe kur do t’i inkuadrojë në lojë.
Category: Futboll
0 Komente