Hiddink mbështet reagimin e lojtarëve të tij
Trajneri i Chelseat, Guus Hiddink, ka mbështetur reagimin e lojtarëve të tij për, sipas tyre, padrejtësinë që iu bë Bluve në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
“Jam shumë i zhgënjyer”, tha Hiddink për “Sky Sports”, pasi kishte kaluar një kohë me lojtarët e tij në fund të ndeshjes. “Duke shikuar reagimin e lojtarëve nuk do të them se çfarë ndjej, por kjo është një padrejtësi”, ka vazhduar Hiddink, i cili ka përmendur rastet e prekjes së topit me dorë brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit nga lojtarët e Barcelonës dhe tërheqjen e Florent Maloudas dhe Didier Drogbas, të cilat sipas tij është dashur të jenë penallti.
Category: Futboll
0 Komente