Jo do të rikthehet te City
Sulmuesi brazilian Jo do të rikthehet te Manchester City në fund të sezonit, pasi Evertoni ka bërë të ditur se nuk është në gjendje të paguajë shumën e lartë që kërkon City.
Klubi nga Manchesteri pagoi 18 milionë funte për të siguruar sulmuesin në qershor, por ai dështoi të tregojë formë të mirë në Eastlands. Huazimi në janar te Evertoni ka ringjallur brazilianin, ku ai shënoi pesë gola në 13 ndeshje.“Nuk shoh se ne do të mund t’i afrohemi shumës së parave që ata harxhuan për të. Huazimi nuk na është ofruar si opsion. Është diçka për të cilin ata nuk kanë dhënë shenja se do të ishin të interesuar. Kjo do të thotë se ai do të kthehet në Manchester City”, thotë trajneri i Evertonit, David Moyes.
Category: Futboll
0 Komente