Kosova U-20 humb pas penalltive
Përfaqësuesja e Kosovës, grupmosha 20-vjeçe ka mbyllur aventurën në turneun "Monthey 2009" në Zvicër, pasi në gjysmëfinalen e të shtunës ka pësuar humbje nga Hajduku i Splitit dhe atë vetëm pas penalltive.Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 1:1, kurse në gjuajtjet e penalltive më të saktë u treguan kroatët, të cilët fituan 4:2.
Kroatët kaluan të parët në epërsi, kurse golin e barazimit në minutën e 62-të e shënoi Florent Sejdiu.
Ndërkaq nga penalltitë ishin të pasaktë Florent Papuçi dhe Kushtrim Lushtaku.
Kësisoj, futbollistët e rinj kosovarë kanë humbur rastin të plasohen në finalen e këtij turneu, por të dielën zhvillojnë ndeshjen për vendin e tretë me humbësin e ndeshjet tjetër gjysmëfinale, Totenhem - Flamengo.
Category: Futboll
0 Komente