Kroati Josip Kuze trajneri i ri i kombëtares
Trajneri kroat Josip Kuze është përzgjedhësi i ri i kombëtares shqiptare, ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.
Kuze është zgjedhur në mesin e tre kandidaturave nga Komiteti i Ekzekutiv i FSHF-së të jetë pasardhësi i Arie Haan në stolin e kombëtares kuqezi.Kontrata e kroatit do të jetë njëvjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit e gjysmë. Ai do të mund të fillojë punën pas disa ditëve dhe javën e ardhshme pritet të bëjë një grumbullim me lojtarët e kombëtares, për t’u njohur nga afër me ta.56-vjeçari do të ketë provën e parë me kombëtaren më 6 qershor, përballë Portugalisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010. Më pas do të pasojnë dy miqësore, ajo me Gjeorgjinë dhe Qipron.Kuze gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe skuadrat kroate Dinamo Zagreb dhe NK Zagreb.
Category: Futboll
0 Komente