Milito dhe Motta lojtarë të Interit
Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, ka njoftuar se Interi ka nënshkruar me dyshen gjenovase Diego Milito dhe Thiago Motta, ndërsa veç parave zikaltrit do t’ia japin Genoas edhe sulmuesin Robert Acquafresca, i cili është pronë e tyre.
“Jam takuar me presidentin Massimo Moratti dhe kemi arritur një marrëveshje. Është zyrtare! Ishte një vendim i dhimbshëm dhe ne i falënderojmë lojtarët për atë që e kanë dhënë gjatë këtij viti”. “Ajo që kemi fituar si shkëmbim është ekonomike dhe teknike, ndërsa do ta them vetëm emrin e Acquafrescas”, ka thënë Preziosi.
Category: Futboll
0 Komente