NBA: Bryant ua sjell fitoren e parë në finale Lakersave
Kobe Bryant ka shënuar 40 pikë dhe treguar një paraqitje inspiruese në çerekun e katërt të ndeshjes, të cilën Los Angeles Lakers e fitoi me rezultat 105-103 ndaj Denver Nuggets, në kuadër të takimit të parë final të Konferencës Perëndimore.
Bryant shënoi 18 pikë në çerekun e katërt, përfshirë edhe gjashtë gjuajte të lira në 30 sekondat e fundit. Pau Gasol shënoi 13 pikë dhe ndihmoi edhe me 14 kërcime.Carmelo Anthony shënoi 39 pikë për Nuggets, duke qenë i saktë në 14 nga 20 tentimet. Ndeshja e dytë mes dy ekipeve do të zhvillohet të enjten.
Category: Basketboll
0 Komente